Lajme
Ferizaj: 996 gjoba dhe 23 patentë shofer iu morën qytetarëve
Demokracia
11:39 | 21 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Në njoftimin e policisë thuhet se në kuadër të këtyre aktiviteteve janë shqiptuar 996 gjoba, përcjell Demokracia.com.

“Ky aksion, po zbatohet nga policët e Njësisë Rajonale e Komunikacoinit Rrugor dhe policët e rendit të stacioneve Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale të rajonin të Ferizajt. Përveç policëve me uniformë janë të angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale nga data 14-20 shkurt-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 295 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  18 gjoba

– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore. 7 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 16 gjoba

– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 23 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 15 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 145 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 46 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 431 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 23

– Gjithsej , 996 gjoba

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet më tej në njoftim.

Në njoftim ftohen qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Demokracia.com

Të ngjashme