Lajme
Ferizaj| 69-vjeçari rrah gruan e tij 63-vjeçare, arrestohet nga policia
Demokracia
22:11 | 11 Janar 2023

Share:

Një person i moshës 69 vjeçare është arrestuar sot rreth orës 13:00 në fshatin Varosh të Ferizajt për dhunë në familje dhe lëndim trupor.

Policia e Kosovës njofton se për shkak të një mosmarrëveshjeje një 69-vjeçar e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 63-vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim trupor”.

Raporti i policisë:

Arrestohet një person për dhunë në familje dhe lëndim trupor në Ferizaj
Sot, në ora 13:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatIn Varosh të FerizaJt ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin R.J (M/K) i moshës 69 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij M.J ( F/K) e moshës 63 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe lëndim trupor”.

Të ngjashme