Lajme
Ferizaj: 22-vjeçari e sulmon 18-vjeçarin, arrestohet nga policia
Demokracia
08:54 | 10 Janar 2023

Share:

N.K., 22-vjeçar, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar F.A., 18-vjeçar. Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës.

Një gjë të tillë e ka njoftuar policia me anë të një komunikate për media, teksa bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje 48-orëshe, shkruan Demokracia.com.

“Me datën 09.01.2023 në ora 13:50, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i sulmit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.K ( M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A ( F/K) e moshës 18 vjeçare”.

“Policia të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Sulmi’’”, përfundon njoftimi i policisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme