Sport
Ferdinand zbulon numrin që do ta bartë në fanellë Ronaldo te Unitedi
Demokracia
11:30 | 28 Gusht 2021

Share:

Rio Ferdinand nuk ka dyshime, Edison Cavani, e ka marrë vendimin për t’i liruar fanellën me numrin 7 Cristiano Ronaldos, pas rikthimit te Manchester United.

Këtë gjë, ish-mbrojtësi legjendar i Unitedit, e ka zbuluar padashje gjatë një bashkëbisedimi në emisionin e tij në “Youtube”.

“Vetëm të mendosh se Cavani mund të jetë rezervë për Ronaldon, është e pabesueshme”, ka thënë fillimisht Ferdinand. “Cavani, më duhet të them, çfarë njeriu! Ai pa se kush po vinte dhe hoqi dorë nga fanella me numrin 7”, deklaroi legjenda e Unitedit.

Tifozët e “Djajve të Kuq” kanë kërkuar që Marsial t’i lë numrin 9 Cavanit dhe ky i fundit ta pasoj numrin 7 te Ronaldo. Një procedurë që me shumë gjasa pritet të ndodhë në ditët në vijim. /Demokracia.com

 

Të ngjashme