Kosova e ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes së radhës miqësore kundër Ishujve Faroe, që zhvillohet të shtunën, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo do të jetë miqësorja e dytë e këtij muaji, pas asaj kundër Armenisë, tri ditë më parë, e cila u mbyll baras 2-2.

Futbollisti Arianit Ferati që luan te Fortuna Sitart u shpreh krenar që iu ka dhënë mundësia të jetë pjesë e Dardanëve.

“Jam krenar që jam bërë pjesë e Kombëtares së vendit tim. Stafi dhe ekipi më kanë pritur shumë mirë. Shpresoj se edhe nesër do të bëjmë një lojë të mirë dhe të marrim rezultat pozitiv”.

“Kur më kanë kontaktuar për herë të parë ka qenë një ditë e veçantë për mua, ashtu sikurse edhe kur e kam bërë debutimin. Të rrëqethet trupi kur e ke mundësinë të luash për Kosovën”, ka theksuar Ferati.