ShowBiz
Fenty nga Rihanna po vjen edhe me produkte për flokë
Demokracia
15:48 | 12 Mars 2021

Share:

Rihanna tashmë ka pushtuar botën e grimit, kujdesit për lëkurën dhe tani ajo po vjen me produkte për flokë.

Sipas regjistrimeve të fundit të markave tregtare, duket se familja Fenty po degëzohet edhe në kujdesin për flokë.

Në fillim të këtij muaji, kompania e Rihannas, Roraj Trade LLC, paraqiti një kërkesë të markës tregtare për “Fenty Hair”, shkruan Demokracia.com

Marka tregtare përfshin kategori duke përfshirë produkte të kujdesit për flokët, ngjyrën e flokëve, modelimin e flokëve, drejtimin dhe shkëlqimin e flokëve.

Tani për tani, ky është i gjithë informacioni që kemi në lidhje me gamën e mundshme të kujdesit për flokët.

Nëse do të duhej të merrnim me mend një afat kohor se kur mund të dalin në treg këto produkte, do të thoshim paraprakisht verën e vitit 2022 duke u bazuar në Fenty skin e cila u regjistrua në mars të vitit 2019 ndërsa produktet i lansoi në korrik të 2020-të, dhe nëse përsëri veprojnë njejtë do të thotë që do të presim diku rreth 16 muaj për të parë produktet. /Demokracia.com/

Të ngjashme