Sport
Fenerbahce nuk heq dorë nga Muriqi, java e ardhshme vendimtare për të ardhmen e tij
Demokracia
16:38 | 29 Korrik 2021

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mund të rikthehet në Superligën e Turqisë.

Sipas mediumit turk, “Fotomaç”, Vedat Muriqi është shumë afër rikthimit tek Fenerbahce.

Artikulli sugjeron që ardhja e Maurizio Sarrit e ka vështirësuar të ardhmen e Muriqit në Romë dhe kjo do të ndikojë në largimin e tij.

Në anën tjetër, Fenerbahçe po kërkon një sulmues kualitativ pas nënshkrimit me Serdar Dursun dhe objektivi kryesor i tyre është Vedat Muriqi.

Java tjetër mund të jetë përcaktuese për Muriqin dhe ai mund të arrijë marrëveshje me skaudrën turke për një rikthim të mundshëm në Turqi. /Demokracia.com

Të ngjashme