Sport
Femrat: KB Bashkimi kualifikohet në finale të PlayOff-it
Demokracia
18:12 | 12 Prill 2021

Share:

Klubi i Basketbollit të Femrave (KBF) Bashkimi ka siguruar kalimin në finale të PlayOff-it të Superligës së femrave në basketboll.

Vashat nga Prizreni kanë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë skuadrën e Vëllaznimit me ç’rast kanë avancuar me rezultat të përgjithshëm 2:0, raporton Demokracia.com.

Bashkimi fitoi bindshëm ndaj gjakovareve me rezultat 105:84, në ndeshjen ku u dallua Aisha Balarabe që realizoi plotë 44 pikë e 24 kërcime.

Te Vëllaznimi u dallua Raven Northcross-Baker me 37 pikë e 10 kërcime.

Prizrenaset në finale do të presin fituesin e duelit ndërmjet Penzës dhe Prishtinës. /Demokacia.com

Të ngjashme