ShowBiz
“Femrat e këtij ‘Big Brother’ janë më të fortat”, Olta Gixhari i përgjigjet Ledion Liços
Demokracia
11:33 | 12 Shkurt 2024

Share:

Gjatë spektaklit të së shtunës të “Big Brother Vip Albania”, Ledion Liço tha se femrat e këtij “Big Brother-i” janë më të fortat e çdo sezoni më parë.

Për këtë deklaratë të prezantuesit, ka ardhur një reagim nga ish-banorja dhe një nga konkurrentet më të forta të BBVA2, Olta Gixhari.

Postimin ajo e ka shoqëruar me shkrimin: “Ledion, ne nuk jetojmë në ashenser, të dëgjojmë”, me shaka duke rikthyer në vëmendje momentin e Meri Shehut që ashensorit i thoshte “ashenser”.

Olta Gixhari mbahet mend si lojtare shumë e fortë që u bëri ballë shumë debateve e sfidave të ndryshme brenda shtëpisë, në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania.

Të ngjashme