Një Miss i krijuar nga AI është kurorëzuar së fundmi. Fituesja Kenza Layli, është një influencere marokene, me afro 200 000 ndjekës në Instagram dhe 45 000 të tjerë në TikTok. Layli është krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale, nga imazhet e saj deri te fjalimet e dhëna.
“Titulli i Miss-it më motivon edhe më shumë të vazhdoj punën time në avancimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale”, tha Layli në një video të krijuar me AI. “Inteligjenca artificiale është një forcë transformuese që mund të sfidojë normat dhe të krijojë mundësi që nuk kanë ekzistuar më parë”, u shpreh ajo.
Konkursi i “Miss AI” u hap në pranverë dhe në të morën pjesë 1500 programues në të gjithë botën. Layli u krijua nga Myriam Bessa, themeluesja e agjencisë Phoenix AI.
Ekspertët kanë shprehur gjithashtu shqetësim për implikimet e një konkursi bukurie të tillë, pasi imazhet e krijuara nga inteligjenca artificiale mund të homogjenizojnë më tej standardet e bukurisë.
“Unë mendoj se ne po fillojmë të humbasim gjithnjë e më shumë lidhjen me atë se si duket një fytyrë e pa edituar,” tha Dr. Kerry McInerney, një studiues në Universitetin e Kembrixhit.