Lajme
Fëmijët nuk duhet të ndihmohen duke u dhënë lëmoshë (VIDEO)
Demokracia
14:15 | 04 Nëntor 2023

Share:

Nga puna që bën duke i pastruar xhamat e veturave në rrugët e Prishtinës thotë se i fiton diku 20 euro në ditë.

I mituri thotë se është i detyrueshëm të punojë për ta ndihmuar familjen e tij, pasi që sipas tij prindërit nuk janë në gjendje të punojnë.

Kësi situata kur fëmijët dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë, e në ndonjë rast edhe për të punuar diçka, nuk janë të rralla. Ndaj për këtë së fundmi Komuna e Prishtinës ka filluar një fushatë vetëdijesuese, mesazhet e së cilës janë ngjyrosur në pëlhurë nga vetë nxënësit.

Këtyre të miturve komuna u ka ofruar një mundësi për trajtim dhe qëndrim ditor.

Derisa zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në kryeqytet bëjnë thirrje tek qytetarët që të mos u japin para lëmoshkërkuesve, ngase me veprime të tilla ndikojnë në përforcimin e kësaj dukurie.

Pavarësisht se të miturit si puna e këtyre shihen pothuajse çdo ditë në udhëkryqet kryesore të Prishtinës, komuna nuk e di sa është numri i saktë i atyre që dalin për punë e lëmoshë. Identifikimi është i vështirë pasi, siç thuhet, shumë nga fëmijët vijnë nga zonat përreth.

Të ngjashme