Lajme
Fëmijët në Francë u helmuan nga pica e ngrirë – Një tetëvjeçar ka humbur jetën
Demokracia
18:08 | 19 Prill 2022

Share:

Disa fëmijë në Francë përfunduan në spital dhe një vdiq pasi hëngri picë të ngrirë Fraîch’Up, të prodhuar në fabrikën e Parisit Nestle, shkruan Le Monde. Picat ishin të infektuara me Escherichia coli, treguan analizat paraprake, përcjellë Demokracia.com.

Familjet e fëmijëve nga Franca u thyen pas këtyre ngjarjeve tragjike. Një djalë tetë vjeçar në Paris vdiq nga sindroma hemolitiko-uremike dhe një vajzë 12 vjeçare përfundoi në gjendje vegjetative. Zemra e një djali 7-vjeçar ndaloi disa herë, ndërsa anëtarët e një familjeje përfunduan në gjendje kritike.

Që në fund të janarit në spital përfunduan tre fëmijë të cilët ende kanë pasoja shëndetësore pasi hëngrën picën e diskutueshme. Le Monde shkruan se ky rast është hetuar nga agjencia franceze e shëndetit publik së bashku me Institutin Pasteur. Ata konfirmuan se fajtor për helmimin është pica e ngrirë.

Ata konfirmuan deri në 53 raste të helmimit dhe dy vdekje te fëmijët, ndërsa 26 raste të tjera të mundshme janë duke u hetuar. Mendohet se këto raste mund të lidhen edhe me konsumimin e picës së ngrirë. /Demokracia.com/

Të ngjashme