Divorci i Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka qenë shumë i çrregullt dhe fëmijët e tyre duan që ata të zgjidhin çështjen mbi kujdestarinë dhe të arrijnë një marrëveshje pasi situata e vazhdueshme po rëndon shumë mbi familjen.
Aktorja e famshme fillimisht bëri kërkesë për divorc në vitin 2016 dhe çifti që nga ajo kohë nuk kanë mundur të gjejnë paqe.
Sipas radar online, një burim i brendshëm pohoi se: “Lufta është larg përfundimit, Angie nuk mund ta ndalojë veten. Ajo ende dëshiron shpagim për pjesën e Brad në shkatërrimin e martesës së tyre”.
Inside Angelina Jolie and Brad Pitt's bitter legal battle over Chateau Miraval winery https://t.co/tkNlZZNjG5 pic.twitter.com/yOvtZ4K43e
— Daily Mail US (@DailyMail) June 13, 2023
Burimi shtjelloi: “Ndërkohë, ai ka qenë i matur dhe shumë më i qartë se ku gabuan të dy, kështu që po refuzon të tërhiqet. Ai është mjaftuar dhe nuk do t’i japë Angelinas atë që ajo dëshiron”.
Burimi pohoi se: “Angelina nuk dëshiron ta lërë të luftojë për kujdestarinë e vetme, por fëmijët po rriten, madje ata i thonë mamasë së tyre se është koha të ndalet”.
“Fëmijët janë mirë me Brad. Me ndoshta me përjashtim të Maddox”, ka thënë burimi.
“Angie kalon nëpër periudha kur dëshiron të largohet nga Brad dhe të jetojë jetën e saj, Brad nga ana tjetër do t’i kishte zgjidhur gjërat shumë kohë më parë dhe në këtë pikë, ai ka shpenzuar miliona për tarifat ligjore”, përfundoi burimi.