Kur bëhet fjalë për “Ditën e Nënës”, që në Shtetet e Bashkuara është në 9 maj, fëmijët e Angelina Jolie bëhen më bashkëpunues se kurrë për ta bërë këtë ditë sa më të veçantë.
Ylli i ardhshëm i “The Eternals” tha në një intervistë se “fëmijët e saj kanë gjithmonë një plan të detajuar për ditën e nënës”.
“Ata e dinë që kjo do të thotë shumë për mua dhe nuk e harrojnë asnjëherë. Punojnë gjithmonë për të më befasuar me diçka”.
Për fëmijët, por edhe aktoren, pjesa më e madhe e argëtimit është vetë reagimi i saj.
“Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox mendojnë gjatë gjithë ditës: ‘ta bëjmë mamin të qajë’. “Ata mendojnë se është e rëndësishme që të më bëjnë gjithmonë të qaj dhe shpesh bëjnë shaka me faktin që unë përlotem shpesh”.