Lajme
“Fëmijët dhe gratë po vdesin”| Ukraina thirrje botës: Sanksionet e pamjaftueshme, nevojitet një embargo totale ndaj gazit rus
Demokracia
17:00 | 24 Prill 2022

Share:

Ukraina ka thënë që sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë janë të panevojshme. Për këtë arsye ai ka kërkuar një embargo totale ndaj gazit rus për BE.

Kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, Andriy Yermak është shprehur se nëse sanksionet nuk forcohen atëherë më shumë fëmijë dhe civilë do të vriten.

“Mbështetja e BE për vendosjen e një embargoje të plotë ndaj energjisë, gazit dhe naftës ruse, si dhe sanksioneve kundër të gjitha bankave, është shumë e rëndësishme për Ukrainën”. Ai ka shtuar më tej, se nëse sanksionet nuk forcohen atëherë më shumë fëmijë dhe civilë do të vriten.

“Fakti që fëmijët tanë po vriten, bën të qartë faktin se politika aktuale e sanksioneve është e pamjaftueshme”, ka shtuar zyrtari.

Sakaq, vlen të theksohet se Rusia ka zhvilluar një sërë sulmesh këtë të diel Pashkës. Ata kanë sulmuar Mariupolin si dhe kanë intensifikuar sulmet në Lindje të vendit.

Të ngjashme