Lajme
“Fëmijë arrogantë e të padijshëm, po na thejnë demokracinë para hundëve”: Abdixhiku flet për shkeljet kushtetuese nga pushteti
Demokracia
21:12 | 24 Janar 2024

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për sulmet ndaj gjyqësorit dhe kushtetueses nga ana e pushtetit, në një intervistë për Nacionalen alarmoi se demokracia në vend “po na thehet para hundëve nga disa fëmijë arrogantë të padijshëm”.

Abdixhiku tha se janë bërë rreth gjashtë shkelje të Kushtetutës së Kosovës nga ana e ministrave ndërsa të njëjtët “dalin publikisht para foltores dhe thonë: ‘ju nuk po na lini ta shkelim Kushtetutën’”.

Kreu i LDK-së tha se qeveria aktuale nuk ka synuar reformë në drejtësi – për çka u shpreh se kanë dështuar totalisht – por se “kanë synuar kapjen e sistemit të drejtësisë”.

Që të jenë përcaktues edhe të prokurorisë edhe i ndjekësve edhe i fatit ligjor, e kështu demorkacia s’funksionon. Për atë sulmojnë”, tha ai.

Abdixhiku tha për pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje se “këta mburren që po e shkelin Kushtetutën” në të cilën betohen në fillim të mandatit se do ta ruajnë.

E shkelin Kushtetutën, e shkelin betimin e vet, dhe në vend të skuqen, këta atakojnë dhe thonë s’po na lanë me shkel Kushtetutën”.

E kjo, sipas Abdixhikut, “është sikur një hajn me thonë më nzuni policia”.

Zotëri nuk bën me shkel Kushtetutën. Është rregullativa më e lartë shtetërore; ka mënyrta me u bë politika pa u shkel Kushtetuta. Nëse qeveria që betohet e shkel Kushtetutën çka me i thanë një qytetari që e shkel ligjin? Pse një ligj vlen për një qytetar kur Kushtetuta nuk vlen për politikanët? Rregullimi i politikanit është kushtetuta, dhe betohemi që do ta mbrojnë”, tha Lumir Abdixhiku.

Të ngjashme