Lajme
“Fëmija shkoi e u përplas te makina”, Deliu: Çfarë deklarate është kjo ministre?
Demokracia
07:49 | 11 Prill 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka deklaruar se një fëmijë është përplasur në veturën e saj, pas aksidentit të shkaktuar në Dragodan të Prishtinës.

Deputetja Deliu-Kodra, i ka uruar shërim të shpejtë fëmijës, për të cilin raportohet se është dërguar për trajtim në QKUK, teksa i ka bërë thirrje ministres që të ketë kujdes me deklarimet e saj.

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Raporti i Policisë demanton ministren Rozeta Hajdari, shpejtësia e saj ishte e papërshtatshme

Postimi i plotë:

Fëmiju shkoi e u perplas te makina dhe apo e kundërta ??‍♂️

Çfarë deklarate është kjo zonja ministre?! Ndonëse raste si ky mund të na ndodhin secilit, aman kujdes me deklarimet.

Fëmijut i uroj shëndet të shpejt. Lutem ta kalon me lehtësi./Demokracia.com/

Të ngjashme