Lajme
Fëmija me sindromën Down, dyshohet se u rrah dhe u hodh në ujë nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë
Demokracia
10:27 | 10 Korrik 2023

Share:

Organizata Down Syndrome Kosova, ka hedhur dyshime se një fëmijë me sindromën Down, është rrahur dhe hedhur në ujë, nga përfaqësuesi “i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë”.

Ngjarja besohet të ketë ndodhure në një plazh të Velipojës në Shqipëri.

“Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën”, thuhet në reagim

Në reagim thuhet se dhunën e ka konfirmuar edhe prindi i fëmijës, por sipas tyre nuk dihet pse nuk e ka denoncuar rastin.

“Si DSK, kemi kontaktuar prindin e fëmijës i cili e ka konfirmuar që personi në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij, por për arsye të panjohura për ne (DSK), prindi nuk ka pranuar të denoncoj rastin. Megjithatë për DSK-ën, çdo formë e dhunës është e papranushme dhe ne ndjejmë obligim ligjor dhe konform misionit tonë t’i marrim masat e nevojshme për trajtim të rastit”, thuhet në reagim.

Organizata Down Syndrome Kosova, u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që rasti në fjalë të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale.

Të ngjashme