Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e “Why Not”.
Përveç, karrierës ajo ka folur për jetën e saj personale, si dhe marrëdhënien që ka me të dashurin e vet, DJ Geek.
Ajo tha se e ka bërë publike lidhjen e saj, pasi nuk mund të dashurojë në kafaz, ndërsa tha se gjërat në të ardhmen do ja lënë kohës.
Dafina i tha se në të ardhmen ka dëshirë të ketë një një çun dhe një goc.
Dafina Zeqiri: Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur.
Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua s’ka lidhje nëse është çun apo goc. Unë e kam ndjerë mungesën e një vllau. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tash dua një gocë, një mini Dafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë.