Lajme
“Fëmija është me trauma, zgjohet natën vazhdimisht”- Flet avokati i familjes tregon për gjendjen e 3 vjeçarit
Demokracia
12:48 | 19 Shtator 2023

Share:

Në një çerdhe shtetërore në Fushë Kosovë një i mitur është rrahur nga mësueset e tij.

Këtë e ka bërë të ditur disa nga familjarët e tij ku në rrjetin social Facebook ata kanë postur disa foto të djalit të mitur të cilat shihen disa pasoja të rrahjes në trup.

Prindi ka treguar se si në kopsht e kanë thirr edukatoret për të treguar për problemet që i ka bërë djali i saj.

“Mësuesja Fitore më tha hajde këtu se djali ytë e ka ba namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që e ka rrëzu dikon ose ka thy ndonjë gjë. I thashë ju kërkojë falje, por tha jo ka dal e ka shkarravitë. Unë i thash kena me ja ble mësues një çokollatë edhe me i thënë më fal nesër jam lazdru dhe i thashë duhet me i përmbushë dënimet nëse t’i ka dhënë mësuesja por ky kishte marrë dënime brutale”, tha ajo.

Ajo ka treguar se si djali i ka treguar se gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht.

“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo.

Për këtë gjendje ka folur edhe avokati i familjes Nasuf Hasani ku ka thënë se fmijë që sot e asaj dite 3 vjecari është i tronditur dhe vazhdimisht është i trembur.

“Sapo e dha një intervistë prindi i fëmiut. Videot që janë postuar pa asnjë mëdyshje se punëtorët e kopshtit kanë kryer vepër penale. Përkundër që drejtoria e kopshit ka qenë konstruktive, e komuna që paralajmëroj që do të merr vendime për të, vetë veprimet e punënonjësve kanë qenë shumë të vrazhda duke pasur parasysh fëmijët. Presim nga prokuroria që të veprojë sipas procedurave. Sa e pamë na, janë marrë në intervistë, sipas informacioneve që kemi, provat që kanë grumbulluar tash duhet ti dërgojnë në prokurori e prokurori të vendos për veprën penale. Së paku konsiderojmë që i kanë bërë tri vepra penale. Uroj që kurrë mos të ndodh më kjo. Hera e parë ka qenë që kanë pas problem, fëmija ka trauma. Fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar nga fëmijët tjerë për shkak të hiperaktivitetit që ka. Edhe gjatë natës fëmija zgjohet është me trauma, është në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Drejtoresha e kopshtit ka qenë konstruktive e për asnjë moment nuk ka pasur tendencë ta amnistojë askënd. Pamjet i ka dhënë vetë drejtoresha”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se ky fëmiju është i detyruar që ti tratohet një trajnimi nga psikologu pasi që është në gjendje shumë të keq jo vetëm fëmiju por edhe prindërit./Kanal10

Të ngjashme