Lajme
Fëmija e që u godit nga vetura në Pejë është në gjendje stabile
Demokracia
16:38 | 27 Prill 2025

Share:

Një fëmijë është goditur nga një veturë mesditën e sotme në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore ka dhënë doktori Besnik Ibraj, drejtor i Qendren Emergjente në Pejë.

Ibraj për Klankosova.tv ka thënë se fëmija është jashtë rrezikut për jetën.

“E kemi pranuar një fëmijë për trajtim në spitalin e Pejës si pasojë e goditjes nga vetura. Gjendja është stabile, jashtë rrezikut për jetën. Po vazhdon me ekzaminimet mjekësore. Ka lëndime në gjunjë dhe regjionin e gjoksit”, deklaroi Ibraj për Klankosova.tv./ Klankosova.tv

Të ngjashme