Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë është rrëzuar nga rimorkioja e motokutivatorit në fshatin Caparc të Prizrenit.
Sipas raportit të policisë në rimorkio kishin të hipur disa fëmijë, dhe nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit, njëri nga fëmijët është rrëzuar dhe ka marrë lëndime të rënda trupore, shkruan Demokracia.com.
“Fsh.Caparc, Prizren, 07.03.2021-15:00. Raportohet se deri te aksidenti kishte ardhë nga pakujdesia e drejtuesit mashkull kosovar i cili ishte duke e drejtuar ( motokutivatorin )me rimorkio me ç‘ rast ishin hipur disa fëmijë. Gjatë rrugës në një kthesë të lehtë derisa kishte filluar kthimi, një prej fëmijëve ishte i ngritur në këmbë dhe në një moment bien nga rimorkioja e galdonit dhe si pasojë e saj pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Më tej në raport thuhet se fëmijës i është ofruar tretman mjekësor në spital në Prizren dhe sipas policisë fëmija mbetet në shërim të mëtutjeshëm. /Demokracia.com/