ShowBiz
Fejohet Redon Makashi, kush është balerina që i ka “rrëmbyer” zemrën
Demokracia
13:34 | 13 Nëntor 2022

Share:

Këngëtari i njohur, Redon Makashi i ka dhënë fund beqarisë. Bëhet me se këngëtari është fejuar dhe se vajza që i ka vjedhur zemrën është balerina e njohur, Rexhina Çuko. Intervista.al ka publikuar një foto ku shihen të dy, ndërsa balerina tregon gishtin ku mban unazën që simbolizon fejesën e tyre.

Sipas të njëjtit burim, lajmi është konfirmuar nga miqtë e tyre ndërsa vetë çifti nuk ka pranuar asgjë deri më tani. Redoni është treguar shumë hermetik sa i përket jetës personale por në një intervistë që dha dy vite më parë, ai rrëfeu se ishte i dashuruar ndonëse nuk e zbuloi identitetin e gruas.

“Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar, janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj një herë martesën, e kaluam gjithë kohën, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar!”, tha ai i ftuar në emisionin “Rudina”.

“Është gjithmonë ajo silueta bionde që kam unë në imazhin tim, me të cilën ti je i dashuruar?”, e pyeti moderatorja. “Përveç klipit që doli një brune”, shtoi asohohe artisti i njohur.

/abcnews.al

Të ngjashme
ShowBiz • 07 Maj 2024