ShowBiz
Fejesë dhe dasmë? Dagz flet për planet me Einxhel
Demokracia
14:25 | 23 Maj 2022

Share:

Hyrja në reality show-n, “Big Brother Albania Vip”, Dj Dagz-in e ka bërë një personazh shumë të përfolur në mediat rozë.

Lidhja e tij me prezantuesen Einxhel Shkira është ende në fokus.

Në një moment u aludua se çifti është ndarë, por Dagz thotë ndryshe.

“Mirë jemi, super jemi, në rregull jemi për momentin. Është një lidhje shumë për toke. Në rregull jemi”, tha Dagz.

Madje, pjesa e bisedave të tyre kanë qenë edhe planet për fejesë dhe dasmë.

“E kena diskutu shumë këtë punën e dasmës, besoj që po. Një dasmë e lezetshme pse jo”, shtoi Dagz për T7.

Për të kuptuar më shumë detaje rreth kësaj, klikoni në video.

Të ngjashme