Lajme
Fehmi Hoti është drejtori i ri i Policisë së Kosovës
Demokracia
17:20 | 30 Gusht 2022

Share:

Kolonel Fehmi Hoti nga sot do të ushtrojë një ndër pozitat më të rëndësishme në hierarkinë e Policisë së Kosovës, atë të Drejtorit të Përgjithshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla.

Emërimi i tij si ushtrues detyre vjen pas dorëheqjes së tashmë ish-drejtorit Samedin Mehmeti, shkruan Demokracia.com.

Deri më tani, kolonel Fehmi Hoti ka qenë zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Ai ka qenë edhe drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai para se të emërohet drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka punuar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Fehmi Hoti është me prejardhje nga komuna e Malishevës./Demokracia.com

Të ngjashme