Sport
Federata spanjolle i dërgon letër Real Madridit, ishte gabim i gjyqtarit, goli i Alabas duhej të pranohej
Demokracia
16:14 | 20 Tetor 2022

Share:

Federata e Futbollit e Spanjës i ka dërguar letër Real Madridit në lidhje me golin e anuluar të David Alabas ndaj Elches në La Liga, njofton AS, transmeton Demokracia.com.

Sipas raportimeve, thuhet se RFEF i ka bërë me dije klubit mbretëror se goli i Alabas duhej të pranohej dhe se ishte gabim i gjyqtarit.

“RFEF i ka dërguar një letër Real Madridit, duke i bërë të ditur klubit se goli i Alaba-s kundër Elche-s duhej të ishte numëruar, ishte një gabim arbitri”, thuhet në raportimin e mediumit spanjoll.

Los Blancos triumfoi 0:3 në udhëtim te Elche në kuadër të javës së 10-të kampionale.

Në mesin e tre golave të tjerë të anuluar ishte edhe ai i Alabas që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje në minutën e 26-të.

Dy gola iu anuluan edhe Karim Benzemas në minutat 6-të dhe 61-të./Demokracia.com/

Të ngjashme