Lajme
Federata sindikale e shëndetësisë letër Kurtit, kërkon 50 për qind rritje të pagave deri në miratimin e Ligjit për pagat
Demokracia
15:52 | 21 Prill 2022

Share:

Federata Sindikale e Shëndetësisë i ka dërguar letër kryeministrit të vendit, Albin Kurtit dhe ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ku i kanë kërkuar rritjen e pagave 50 për qind deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

FSSHK në letrën drejtuar Kurtit dhe Latifit po ashtu kanë kërkuar pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave.

“Kryeministër është koha e fundit që po ju adresohemi para se të ndërmarrim veprime sindikale. Duke u nisur nga fakti se gjendja e punëtorëve shëndetësor është duke u përkeqësuar ditë për ditë, nuk kemi mjete për punë, nuk kemi kushte për punë, e dita ditës mjekët dhe infermierët po e lëshojnë Kosovën dhe sistemin publik, ju lutemi të reflektoni në dy kërkesat e mëparshme: rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave dhe pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në njoftim.

“Çdo pasojë e mosveprimit adresën e ka tek Qeveria juaj”, thuhet më tej.

Të ngjashme