Sport
Federata Ndërkombëtare e Xhudos e përjashton Putinin
Demokracia
12:15 | 07 Mars 2022

Share:

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka vendosur të përjashtojë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe Zëvendës Presidentin e Parë të Federatës Ruse të Xhudos, Arkady Rothenberg nga të gjitha funksionet në organizatë, njoftoi sot shërbimi për shtyp i IJF.

IJF ka pezulluar më parë kompetencat e Putinit si president nderi dhe ambasador i federatës, raporton Interfax, përcjell Demokracia.com.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton se “Z. Vladimir Putin dhe Z. Arkady Rotenberg janë larguar nga të gjitha pozicionet e mbajtura në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet në deklaratën e fundit.

Gjithashtu u njoftua se Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka anuluar të gjitha garat e xhudos në Federatën Ruse./Demokracia.com/

Të ngjashme