Sport
Federata e Futbollit të Ukrainës me kërkesë zyrtare në FIFA: Kërkojnë përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës, shkak furnizimi i Rusisë me armë
Demokracia
16:19 | 31 Tetor 2022

Share:

Federata e Futbollit e Ukrainës ka bërë kërkesë zyrtare në FIFA për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës.

Ukrainasit pretendojnë se shteti iranian po furnizon me armë Rusinë, shtetin që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të këtij viti.

FIFA dhe UEFA kishin përjashtuar Kombëtaren dhe klubet ruse të futbollit për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Kombëtarja e Iranit ndodhet në Grupin B me Anglinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin.

Kupa e Botës në Katar nis më 20 nëntor./Demokracia.com/

Të ngjashme