Sport
Federata e Futbollit e Suedisë publikon pamje të futbollistëve pas zbarkimit në Prishtinë
Demokracia
15:07 | 27 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Suedisë ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të dielën, Suedia është mysafire e Kosovës, raporton Demokracia.com.

Futbollistët e Suedisë nga Aeroporti i Stokholmit janë nisur nga ora 10:04, derisa në Prishtinë kanë ateruar në oren 13:02, ndonëse pritej të vinin rreth 20 minuta më herët.

Demokracia.com raporton se fluturimi i kombëtares suedeze është mundësuar nga kompania ajrore “Enter Air”, derisa lloji i aeroplanit është tejet special “Boeing 737-8Q8”.

Tashmë, Federata e Futbollit e Suedisë ka publikuar pamje nga zbarkimi i futbollistëve suedezë në Prishtinë.

https://www.instagram.com/p/CM7IAyDl7Gk/

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë do të luhet nesër nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”. /Demokracia.com

Të ngjashme