Sport
Federata angleze nis hetimet, shkak hedhjet e shisheve nga tifozët e Arsenalit ndaj Kevin de Bruyne
Demokracia
15:20 | 16 Shkurt 2023

Share:

Kevin de Bruyne ishte njëri prej protagonistëve të mëdhenj të sfidës së luajtur në “Emirates” mbrëmë, ku Manchester City fitoi me rezultat 3:1 ndaj Arsenalit.

Ylli belg e shënoi golin e parë të “Citizens” dhe më pas ishte protagonist i një përplasjeje me Mikel Artetan, të cilin e shtyu pasi trajneri spanjoll e largoi me këmbë topin që donte ta kapte belgu.

Por, jo vetëm kaq, raporton mediumi britanik “Sky Sports UK”.

Federata Angleze e Futbollit e ka nisur një hetim për gjësendet, mbi të gjitha shishet plastike të hedhura në drejtim të përfaqësuesit belg nga ana e tifozëve të Arsenalit, derisa ai ishte duke u larguar nga fusha pasi ishte zëvendësuar.

Pra, “Gunners” pritet të gjobiten për këtë veprim të tifozëve të tyre, të cilët ishin të revoltuar pasi skuadra e tyre po humbiste nga kampioni aktual i Anglisë.

Të ngjashme