Sport
FC Prishtina vazhdon përgatitjet në Antali, Krasniqi e komenton gjendjen e ekipit
Demokracia
18:39 | 25 Janar 2022

Share:

Skuadra e Prishtinës vazhdon me sukses fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Në ditën e tetë të qëndrimit në tokën turke, ekipi prishtinas ka kryer dy stërvitje.

Derisa paradite është ushtruar në palestrën e fitnesit, pasdite janë kryer ushtrime në fushë, njofton FC Prishtina, përcjell Demokracia.com.

Mbrojtësi me përvojë dhe një nga yjet e skuadrës, Besnik Krasniqi e ka komentuar fazën përgatitore.

“Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. I rëndësishëm është fakti se deri më tash nuk e kemi pësuar asnjë lëndim. Jemi duke punuar maksimalisht që të jemi gati për kampionat dhe Kupë”, deklaroi Krasniqi për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

“Gjendja e skuadrës dita-ditës është duke u përmirësuar dhe po punohet për ta bërë një ekip të fuqishme, e cila synon t’i arrijë objektivat. Atmosfera në skuadër është e mrekullueshme”, shtoi mbrojtësi.

Nesër (e mërkurë) është në program ndeshja e dytë miqësore ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau. Ndeshja do të zhvillohet në Lara të Antalias./Demokracia.com/

Të ngjashme