Sport
FC Prishtina vazhdon me punë intensive në Turqi
Demokracia
11:37 | 24 Janar 2022

Share:

Kampionët në fuqi të Kosovës, FC Prishtina po vazhdon me përgatitje intensive në Antalia të Turqisë.

Skuadra kryeqytetase gjatë paradites së sotme (e hënë) e ka kryer stërvitjen e radhës, teksa pasdite është planifikuar nga trajneri, Abdulah Ibrakoviq një tjetër seancë përgatitore.

Prishtina nëpërmjet faqes zyrtare njofton se gjendja e futbollistëve është e mirë, derisa edhe lojtarët e ardhur Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sulley dhe Adonis Aliu janë përshtatur shumë mirë me grupin.

Prishtina të mërkurën (26 janar) e zhvillon ndeshjen miqësore të radhës, me ç’rast do të përballet me skuadrën nga Kazakistani, Atyrau./Demokracia.com/

Të ngjashme