FC Prishtina ka reaguar në faqen zyrtare të klubit pas vdekjes së ish-futbollistit, Sokol Hadri, shkruan Demokracia.com.
Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se lajmin për vdekjen e Hadrit e kanë pranuar me pikëllim të thellë.
Prishtina e ka vlerësuar Hadrin si një nga futbollistët e gjeneratës së futbollistëve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin e Kosovës dekada më parë.
Postimi i plotë:
Lamtumirë Sokol Hadri!
Me pikëllim të thellë e pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të mirënjohur, Sokol Hadri.
Ai ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme dhe e ndihmuan futbollin e Kosovës të marrë hov të madh të zhvillimit në vitet 70-ta e 80-ta.
Karrierën e filloi në skuadrën e Lirisë, aty, ku e dha edhe kontributin e tij më të madh dhe e përmbylli karrierën në vitin 1985, teksa me plot sukses luajti edhe për ish-Buduçnostin e Pejës (Besën e tanishme) dhe për Prishtinën.
Hadri edhe pas pensionimit nuk iu nda asnjëherë futbollit, teksa për një periudhë ishte edhe kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit.
Sokol Hadri u dallua për virtyte të larta intelektuale, humane e sportive për të cilat do të kujtohet gjithmonë.
FC Prishtina i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Hadri.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës./Demokracia.com/