Sport
FC Prishtina përkujton Fadil Vokrrin në përvjetorin e katërt të vdekjes
Demokracia
15:18 | 09 Qershor 2022

Share:

Sot bëhen katër vite nga ndarja prej jetës e legjendës shqiptare të futbollit dhe njëherit ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Me rastin e përvjetorit të katërt të vdekjes së Vokrrit, shumë personalitete të njohura të futbollit vendor kanë reaguar duke e kujtuar atë, shkruan Demokracia.com.

Vokrrin e ka përkujtuar edhe ish-klubi i tij sa ishte futbollist, FC Prishtina.

Këta të fundit nëpërmjet faqes zyrtare të në rrjetet sociale kanë shkruar se Vokrri ka mbetur inspirim për gjeneratat e reja.

Postimi i plotë:

4 vjet pa legjendën Fadil Vokrri!

Sot u bënë katër vjet prejse u nda nga jeta legjenda e futbollit tonë, Fadil Vokrri.

Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të vitit 2018, duke lënë prapa një karrierë të jashtëzakonshme si futbollist e më pas si drejtues i Federatës së Futbollit të Kosovës, me ç’rast nën drejtimin e tij futbolli ynë u pranua në UEFA dhe FIFA.

Dikur 9-shi i FC Prishtinës, i cili ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të klubit tonë në vitet 1980-1986, mbetet inspirim për gjeneratat e reja.

Rreth 172 ndeshje zyrtare dhe 55 gola të shënuar për gjashtë vjetët e tij në kryeqendrën e Kosovës, adhuruesit e Prishtinës nuk do ta harrojnë asnjëherë.

Në karrierën e tij si futbollist, Vokrri ka luajtur te FC Prishtina, Partizani, Nimes, Fenerbahçe, Bourges dhe Montiuçon.

Ai e ka përfaqësuar ish-Jugosllavinë në nivel ndërkombëtar, me të cilën ka realizuar 12 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola./Demokracia.com/

Të ngjashme