Sport
FC Prishtina niset drejt Uellsit për ndeshjen në Conference League
Demokracia
10:53 | 28 Korrik 2021

Share:

FC Prishtina merr rrugë drejt Uellsit, atje ku do ta zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj Connah’s Quay Nomads.

Kryeqytetasit fituan me rezultat 4-1, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, kampionët e Kosovës dominuan totalisht ndaj atyre të Uellsit.

Ishte kjo fitorja e parë në paraqitjen e parë të Prishtinën në Conference League.  Në ndeshjen e dytë bardhekaltrit do të mundohen ta ruajnë epërsinë e thellë të krijuar në Prishtinë.

Të ngjashme