FC Prishtina në ditën e dhjetë të qëndrimit në përgatitje për rifillimin e edicionit në Antalia të Turqisë, e zhvillon sot ndeshjen e radhës miqësore.
Përballë skuadrës prishtinase sot do të jetë ekipi nga Polonia, Gornik, njofton faqja zyrtare e klubit, përcjell Demokracia.com.
Trajneri, Abdulah Ibrakoviq në këtë ndeshje ka vendosur që t’i inkuadrojë futbollistët që janë aktivizuar më pak në ndeshjet e para ndaj Chernomoresti Odesa dhe Atyrau.
Ndeshja nis nga ora 13:00, sipas orës lokale në Kosovë.
Prishtina starton sot me 11-shen si më poshtë:
?? ?????????: Halimi, Ismaili, Karabeci, Cenaj, Mone, A. Shabani, Tolaj, Mankenda, Zeka, Zhuri, Sulley. ???????: Abdulah Ibrakoviq.