Sport
FC Prishtina kujton Rasim Thaçin kur ishte pjesë e skuadrës
Demokracia
13:42 | 26 Mars 2021

Share:

Kosova sot ka marrë një lajm të rëndë pasi është ndarë nga jeta humoristi i njohur Rasim Thaçi – Cima.

“Cima” përveç aktorit ka qenë edhe futbollist, dhe një kohë ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Prishtinës dhe Flamurtarit, shkruan Demokracia.com.

FC Prishtina ka kujtuar sot legjendën e humorit shqiptar, derisa ka treguar për karrierën e tij që e kishte te Prishtina. Thaçi pjesë e fanellës bardhekaltër ishte në vitet e 79-ta në kohën kur klubi po përjetonte momentet më të vështira, atëherë kur kishte rënë në rangje të ulëta.

 

Njoftimi i Prishtinës:

Ngushëllime familjes Thaçi

FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Thaçi

Sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, aktori i mirënjohur, Rasim Thaçi – Cima.

Cima, ka qenë futbollist i Prishtinës në vitet 70-ta ndër kohët më të vështira të klubit, atëherë kur kishte rënë në rang më të ulët të garave. Por, njëkohësisht kishte qenë pjesë e skuadrës kur po fillonte të merrte pamje të mirëfilltë vendore kombëtare. Adhuruesit e vjetër të klubit i kujtojnë me mall paraqitjet e tij në ish-Ligën e parë krahinore. 

Në këto momente dhimbjesh qëndrojmë pranë familjes së të ndjerit Thaçi. FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe të gjithë adhuruesve të aktorit të madh të komedisë që në kohët më të vështira të popullit tonë, nëpërmjet aktrimit të tij na jepte kurajë dhe shpresë për ditë më të mira.

FOTO: FC Prishtina./Demokracia.com

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/214314550334552

 

Të ngjashme