Sport
FC Prishtina konfirmon arrestimin futbollistit të saj
Demokracia
20:24 | 06 Maj 2022

Share:

Sot sulmuesi i FC Prishtinës, Otto John është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar edhe në mbajtje, shkruan Demokracia.com.

Dyshimet e para janë se futbollisti nga Nigeria, Otto John ngarkohet me veprën “trafikim i qenieve njerëzore”.

Skuadra bardhekaltër ka konfirmuar arrestimin e tij,  por ka thënë se nuk i di arsyet pse është burgos lojtari i tyre.

Njoftimi i plotë i FC Prishtinës:

FC Prishtina njofton opinionin publik se sulmuesi, Otto John, është dërguar të enjten (05.05.2022) në mbajtje nga Policia e Kosovës.

Klubi nuk është në dijeni për arsyet e arrestimit ndërkohë që mësojmë si ai do të lirohet nga paraburgimi gjatë ditës së shtunë (07.05.2022).

FC Prishtina i respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj futbollistit do të marr masa në bazë të rregulloreve të brendshme brenda klubit. /Demokracia.com

Të ngjashme