FC Prishtina përgatitjet për pjesën e mbetur të edicionit do t’i nisë më 5 janar.
Si fillim skuadra e drejtuar nga trajneri Abdulah Ibrakoviq do të përgatitet në kryeqytet, kurse më 22 janar do të zhvendoset në Antalia të Turqisë, ku do të përgatitet deri më 2 shkurt, njofton FC Prishtina, përcjell Demokracia.com.
Prishtina në Turqi do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje me skuadra të huaja, derisa për emrat e kundërshtarëve do të njoftoheni gjatë ditëve në vijim.
Futbolli kosovar rifillon më 5 dhe 6 shkurt me ndeshjet e 1/8 së Kupës së Kosovës, me ç’rast Prishtina përballet në “Fadil Vokrri” me Drenicën, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 dhe 13 shkurt.
Prishtina në vjeshtë ka përfunduar në pozitën e pestë me 24 pikë të grumbulluara, 11 më pak se lideri SC Gjilani. /Demokracia.com/