Sport
FBK shpërblehet nga FIBA Europe
Demokracia
15:59 | 01 Korrik 2024

Share:

Federata e Basketbollit të Kosovës shpërblehet nga FIBA Europe për organizimin e suksesshëm të FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla – Femrat 2024

Kosova për herë të parë ishte nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla – Femrat 2024.

5 ditë ndeshje me 8 ekipe të Evropës, ku publiku vendas dhe ai i huaj patën rastin të përjetojnë nga afër emocione dhe lojë të bukur në Prishtinë!

Me këtë rast, FIBA ndau çmimin për organizimin e suksesshëm të Kampionatit për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe çmimin e pranoi Kryetari i Federatës, z. Arben Fetahu.

Të ngjashme