Sport
FBK merr vendim: Superkupa e Kosovës do të zhvillohet në këtë qytet
Demokracia
14:15 | 21 Nëntor 2022

Share:

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë.

Bordi i FBK-së e ka miratuar këtë ofertë të Sigal Prishtinës, njofton FBK-ja, përcjell Demokracia.com.

Gjithashtu, Bordi ka udhëzuar klublin kryeqytetas që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës.

“Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”, thuhet në njoftimin e FBK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme