Sport
FBK merr vendim që të lejohet pjesëmarrja e tifo-grupeve në palestra
Demokracia
14:45 | 28 Shkurt 2023

Share:

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), sot ka marrë vendim që të lejohet pjesëmarrja e tifozëve në mënyrë të organizuar në palestra.

“Kjo si rrjedhojë e njoftimit/rekomandimit nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive (Këshilli për Sport), ku u potencua se, duke marr parasysh që prej periudhës kur FBK ka marrë vendime në lidhje me tifozëritë (15.12.2022) nuk ka pasur probleme të mëdha, kjo pikë mund të shfuqizohet”, thuhet në njoftim.

Prandaj, deri në vendim tjetër, lejohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit të organizuara nga FBK.

 

Të ngjashme