Sport
FBK me vendim të ri, ndeshja e tretë mes Pejës dhe Trepçës luhet me tifozë në “Karagaçi”
Demokracia
10:02 | 19 Maj 2022

Share:

Ndeshja e tretë gjysmëfinale në “Play-Off” mes Pejës dhe Trepçës do të luhet me praninë e publikut.

Fillimisht zhvillimi i sfidës së tretë ishte në dyshim për shkak se Peja paralajmëronte se nuk do të zbriste në parket pas dënimit nga Federata e Basketbollit të Kosovës për incidentet e tifozëve në ndeshjen e dytë, shkruan Demokracia.com.

Sidoqoftë, pas ankesës së pejanëve është zbutur edhe dënimi që në fillim ishte që ndeshja të luhej pa tifozë.

Me vendimin e ri të FBK-së, në palestër do mund të marrin pjesë vetëm 25 për qind e kapacitetit.

Drejtori sportiv i KB Pejës, Arbër Elshani tha se 750 tifozët të Pejës do të lejohen brenda palestrës “Karagaçi”, kurse klubi ka bërë një “zgjidhje” edhe për tifozët tjerë.

Ai në profilin e tij në Facebook njoftoi se do të vendoset një projektor jashtë palestrës për tifozët pejanë, për ta përcjellur ndeshjen ndaj Trepçës.

“Hajde Peja, shihemi n’Karagaq nesër. Reth 750 persona lejohen n’palestër, tjerët në projektor jashtë palestrës. Kërkoj mirëkuptimin tuaj, kaq kishim mundësi të bënim në bishtin e lugës”, shkroi ndër tjera Elshani në Facebook.

Trepça është duke avancuar 2:1 në serinë gjysmëfinale dhe i nevojitet edhe një fitore për të prekur finalen.

Në anën tjetër, Peja kërkon barazimin në 2:2 dhe ta dërgojë në ndeshjen e fundit./Demokracia.com/

Të ngjashme