Sport
FBK-ja publikon logon e re të Superkupës së Kosovës këtë edicion
Demokracia
13:09 | 05 Dhjetor 2022

Share:

FBK-ja publikon logon e re tw Superkupws sw Kosovws kwtw edicion

Superkupa e Kosovës në basketboll do të zhvillohet nga 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë.

Para kësaj ngjarje është zbuluar edhe logo e Superkupës nga organizatorët e eventit.

Superkupa do të organizohet nga KB Sigal Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Duke ditur rëndësinë që kanë ngjyrat dhe ndikimin në emocionet, kjo logo përqendron frymën e saj dhe i jep një hapësirë të rëndësishme lojës me ngjyra.

Tetë ngjyra bëhen bashkë për të formësuar një figurë, atë të kupës, si kurorëzim i fitores së një loje, e po ashtu përzierja e ngjyrave formëson figurën e një topi të basketbollit, i cili është i vendosur sipër.

Secila prej ngjyrave përfaqëson një ekip që do të jetë pjesë e Superkupës së Kosovës.

Filozofia e këtij artit vendos në pah përzierjen e ngjyrave për të krijuar një figurë të përsosur, e cila karakterizohet nga fuqia e ndjeshmërisë dhe shpalos përpara një botë plot emocione./Demokracia.com/

Të ngjashme