Sport
FBK: Fillojnë testimet dhe matjet për basketbollistët
Demokracia
13:06 | 27 Janar 2021

Share:

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit, do t’i testojnë dhe do të bëhet matja e basketbollistëve të Kosovës për grupmosha të reja, e cila ka për qëllim për të pasur një pasqyrë sa më të mirë të lojtarëve/eve dhe formën e tyre fizike.

Sot do të testohen basketbollistët e Kosovës U16, për të vazhduar me U18 dhe U20.

Të gjitha këto testime dhe matje do të bëhen deri të premten, derisa më pas do të vazhdohet edhe në konkurrencën e femrave.

Synimi i FBK-së është që të përgatit sa më mirë grupmoshat e reja të Kosovës, që gjatë verës do të marrin pjesë në gara ndërkombëtare, ku shpresohet në rezultate pozitive.

Ndryshe, kategoritë e reja do të grumbullohen gjatë verës, ku edhe do të marrin pjesë në garat evropiane, njofton FBK./Demokracia

Të ngjashme