Lajme
FBI vret një burrë të armatosur që tentoi të thyejë ndërtesën e këtij institucioni
Demokracia
07:35 | 12 Gusht 2022

Share:

Një burrë i armatosur i veshur me jelek antiplumb u vra pasi u përpoq që të “thyente” një ndërtesë të të FBI-së në Ohio të SHBA-së, thonë zyrtarët.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes në Cincinnati dhe u qëllua nga policia pas një përplasjeje që zgjati me orë të tëra në një zonë rurale.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit i thanë mediave amerikane se po shqyrtojnë nëse ai – të cilin mediat e identifikuan si Ricky Shiffer, 42 vjeçar – kishte ndonjë lidhje me grupet e ekstremit të djathtë.

Kreu i FBI-së tha se dhuna dhe kërcënimet kundër agjencisë “duhet të jenë thellësisht shqetësuese për të gjithë amerikanët”.

Të ngjashme