Super jahti me vlerë 325 milionë dollarë, i cili thuhet se është në pronësi të një prej oligarkëve të presidentit rus, Vladimir Putin, arriti në Hawaii pasi u sekuestrua nga FBI në Fixhi.
Amadea arriti në Hawaii të enjten pasi Shtetet e Bashkuara fituan një betejë ligjore në Fixhi javën e kaluar për të kapur një anije dhe u nisën menjëherë për të shmangur betejat e mëtejshme gjyqësore.
FBI-ja e ka lidhur Amadeon me oligarkun rus, Suleiman Kerimov. Shtetet e Bashkuara njoftuan se Kerimov e bleu anijen fshehurazi nën flamurin e Ishujve Kajman vitin e kaluar përmes kompanive të ndryshme fiktive.
Ai u bë objektivi i grupit operacional “Klepto Kepchur”, i nisur në muajin mars për të sekuestruar pronat e oligarkëve rusë, të gjitha me synimin për të ushtruar presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
The U.S. government says the luxe ship, which is nearly the length of a football field, is owned by sanctioned gold mining billionaire Suleiman Kerimov. https://t.co/IzAgsW8Xb5
— CBS News (@CBSNews) June 17, 2022
Një jaht edhe më i madh i quajtur Scheherazade, që besohet se është në pronësi të Vladimir Putin, u bllokua të largohej nga një kantier detar italian muajin e kaluar si pjesë e një programi të ngjashëm konfiskimi.
FBI-ja tha se urdhri i kërkimit në Fixhi gjeti emaile që tregonin se fëmijët e Kerimit ishin në bord këtë vit dhe se ekuipazhi përdorte emra të koduar – G0 për Kerimov, G1 për gruan e tij, G2 për vajzën e tij e kështu me radhë.
Varka është e gjatë sa një fushë futbolli, ka një akuarium me karavidhe, një piano të pikturuar me dorë, një pishinë dhe një heliport të madh.
Shtetet e Bashkuara deklarojnë se Kerimov është pronari i vërtetë i “Amadeo”, por një pjesë e madhe e provave në urdhër sekuestrimin e datës së 13 prillit janë redaktuar në versionin e publikuar për publikun.