Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka lëshuar një deklaratë rreth arrestimit dhe dërgimit në paraburgim të 21-vjeçarit, Jack Douglas Teixeira, i cili dyshohet se është përfshirë në rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane.
“Që nga fundi i javës së kaluar, FBI-ja ka ndjekur në mënyrë agresive pistat hetimore dhe arrestimi i sotëm ilustron angazhimin tonë të vazhdueshëm për identifikimin, ndjekjen dhe mbajtjen përgjegjës të atyre që tradhtojnë besimin e vendit tonë dhe vënë në rrezik sigurinë tonë kombëtare”, shtohet në deklaratë.
Jack Teixeira, anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, është arrestuar nën dyshimin se ka zbuluar dokumente të klasifikuara.
Megjithatë, ende nuk dihet zyrtarisht se për çfarë akuzohet ai, raporton bbc.
Pak më parë, Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland ndau një deklaratë të shkurtër duke thënë vetëm se Teixeira u arrestua në lidhje me pretendimin se “marrjen dhe publikimin e paautorizuar” të informacionit të klasifikuar të mbrojtjes.