Lajme
Fauci: Ka gjasa që edhe në 2022-tën të mbajmë maska
Demokracia
18:46 | 21 Shkurt 2021

Share:

Zyrtari amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci tha të dielën se është e mundur që amerikanët do të mbajnë maska edhe në vitin 2022.

Megjithatë, mjeku amerikan pohoi se masat për të ndaluar përhapjen e koronavirusit do të relaksohen gjithnjë e më shumë ndërsa administrohen më shumë vaksina, raporton The Guardian.

Afërsisht një vit që kur u regjistrua vdekja e parë e shkaktuar nga COVID-19 në SHBA, vendi po i afrohet 500 mijë vdekjeve nga virusi.

Amerika ka regjistruar 497,670 vdekje nga koronavirusi deri më sot sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Telegrafi.

Të shtunën, vendi regjistroi 1,831 vdekje të reja dhe 1,080 një javë më parë.

Të ngjashme